Bërja e kopjeve rezervë dhe rikthimi i përmbajtjes
Në përgjithësi, nuk duhet të ruani fotografi, video dhe përmbajtje të tjera personale vetëm
në kujtesën e brendshme të pajisjes. Nëse pajisja juaj dëmtohet, humbet ose vidhet,
rikuperimi i të dhënave të ruajtura në kujtesën e saj të brendshme mund të jetë i
pamundur. Rekomandohet të përdorni softuerin Xperia™ Companion për të bërë kopje
rezervë që i ruajnë të dhënat tuaja në mënyrë të sigurt në një pajisje e jashtme. Kjo
metodë rekomandohet sidomos nëse jeni duke e përditësuar softuerin e pajisjes tuaj në
një version më të ri të Android.
Aplikacioni Kopja rezervë dhe rikthimi i Xperia™ rekomandohet për bërjen e kopjes
rezervë të të dhënave para se të bëni ricilësimin e të dhënave të fabrikës. Me këtë
aplikacion mund të bëni kopje rezervë të të dhënave në një llogari në linjë, në një kartë
SD ose në një pajisje me hapësirë ruajtëse të jashtme USB, të lidhur me pajisjen tuaj me
anë të një përshtatësi të pritësit USB:
41
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Me aplikacionin Kopja rezervë dhe rikthimi i Google, mund të krijoni kopje rezervë të të
dhënave në një server të Google.
Bërja e kopjeve rezervë e të dhënave në një kompjuter
Përdorni softuerin Xperia™ Companion për të bërë kopje rezervë të të dhënave nga
pajisja juaj në një kompjuter PC ose Apple
®
Mac
®
. Mund të bëni kopje rezervë për llojet e
mëposhtme të të dhënave:
•
Kontaktet dhe regjistrat e telefonatave
•
Mesazhet me tekst
•
Kalendari
•
Cilësimet dhe faqeshënuesit
•
Skedarët e mediave si muzika dhe videot
•
Fotografitë dhe imazhet
Për të bërë kopje rezervë të të dhënave duke përdorur një kompjuter
1
Shkyçni ekranin e pajisjes dhe lidheni atë me kompjuterin duke përdorur një kabllo
USB.
2
Hapni softuerin Xperia™ Companion në kompjuter nëse nuk hapet automatikisht.
Pas disa momentesh, kompjuteri zbulon pajisjen tuaj. Sigurohuni që të zgjidhni
regjimin
Transferoni skedarët (MTP) në pajisjen tuaj.
3
Klikoni te
Kopja rezervë në ekranin kryesor të Xperia™ Companion.
4
Ndiqni udhëzimet në ekran për të krijuar kopje rezervë për të dhënat nga pajisja
juaj.
Nëse nuk e keni të instaluar Xperia™ Companion, ju kërkohet ta instaloni atë kur lidhni pajisjen
me kompjuterin tuaj.
Për të rikthyer të dhënat tuaja duke përdorur një kompjuter
1
Shkyçni ekranin e pajisjes dhe lidheni atë me kompjuterin duke përdorur një kabllo
USB.
2
Hapni softuerin Xperia™ Companion në kompjuter nëse nuk hapet automatikisht.
Pas disa momentesh, kompjuteri zbulon pajisjen tuaj. Sigurohuni që të zgjidhni
regjimin
Transferoni skedarët (MTP) në pajisjen tuaj.
3
Klikoni te
Rikthe në ekranin kryesor të Xperia™ Companion.
4
Përzgjidhni një skedar të kopjes rezervë nga regjistrimet e kopjeve rezervë dhe më
pas klikoni te
Tjetër dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të rikthyer të dhënat te
pajisja juaj.
Nëse nuk e keni të instaluar Xperia™ Companion, ju kërkohet ta instaloni atë kur lidhni pajisjen
me kompjuterin tuaj.
Bërja e kopjeve rezervë të të dhënave me aplikacionin Kopja rezervë
dhe rikthimi të Xperia™
Me aplikacionin Kopja rezervë dhe rikthimi i Xperia™ mund të bëni një kopje rezervë në
linjë ose një kopje rezervë lokale të të dhënave. Për shembull, mund të bëni vetë kopje
rezervë të të dhënave ose të aktivizoni funksionin e bërjes automatike të kopjes rezervë
për të ruajtur periodikisht të dhënat.
Aplikacioni Kopja rezervë dhe rikthimi i Xperia™ rekomandohet për bërjen e kopjes
rezervë të të dhënave para se të bëni ricilësimin e të dhënave të fabrikës. Me këtë
aplikacion mund të bëni kopje rezervë të llojeve të mëposhtme të të dhënave në një
llogari në linjë, në një kartë SD ose në një pajisje me hapësirë ruajtëse të jashtme USB, të
lidhur me pajisjen tuaj me anë të një përshtatësi të pritësit USB:
•
Faqeshënuesit
•
Kontaktet dhe regjistri i telefonatave
•
Bisedat
•
Të dhënat e kalendarit
•
Llogaritë e postës elektronike
•
Rrjetet Wi-Fi
•
Cilësimet e pajisjes
42
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
•
Aplikacionet
•
Struktura e faqes bazë të Xperia™
Për të krijuar kopje rezervë të përmbajtjes në një llogari në linjë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Kopjet rezervë dhe ricilësimi.
3
Për të aktivizuar funksionin e kopjes rezervë automatike, trokitni lehtë te
Kopja
rezer. automatike dhe më pas trokitni lehtë te çelësi aktiv-joaktiv.
4
Për të aktivizuar funksionin e kopjes rezervë manuale, trokitni lehtë
Të tjera >
Kopja rezervë manuale.
5
Nën
Ku të ruhen skedarët, trokitni lehtë Përzgjidh hapësirën ruajtëse > Llogaria
në linjë.
6
Nëse kërkohet, lexoni kushtet përkatëse dhe pasi të trokitni lehtë
Unë pranoj e më
pas ndiqni udhëzimet në ekran për të hyrë në llogarinë tuaj të Google™.
7
Përzgjidhni llojet e të dhënave për kopjen rezervë dhe më pas trokitni lehtë
Krijimi i
kopjeve rezervë.
Për të konfiguruar funksionin e kopjes rezervë automatike
1
Nëse po bëni kopje rezervë të një përmbajtjeje në një pajisje me hapësirë ruajtëse
USB, sigurohuni që pajisja me hapësirë ruajtëse të jetë e lidhur me pajisjen tuaj me
anën e një përshtatësi të pritësit USB. Nëse jeni duke bërë kopje rezervë në një
kartë SD, sigurohuni që karta SD është e futur si duhet në pajisjen tuaj.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Kopjet rezervë dhe ricilësimi.
4
Nën
Kopja rezervë dhe rikthimi i Xperia™, trokitni lehtë Kopja rezer. automatike
5
Për të aktivizuar funksionin e kopjes rezervë automatike, trokitni lehtë te çelësi
aktiv/joaktiv.
6
Përzgjidhni një shpeshtësi të kopjes rezervë, vendin ku do të ruani skedarët e
kopjes rezervë, kohën për krijimin e kopjes rezervë dhe tipat e të dhënave për
kopjen rezervë.
7
Për të ruajtur cilësimet tuaja, trokitni lehtë .
Për të bërë manualisht kopje rezervë të përmbajtjes
1
Nëse po bëni kopje rezervë të një përmbajtjeje në një pajisje me hapësirë ruajtëse
USB, sigurohuni që pajisja me hapësirë ruajtëse të jetë e lidhur me pajisjen tuaj me
anën e një përshtatësi të pritësit USB. Nëse po bëni kopje rezervë në një kartë SD,
sigurohuni që karta SD të jetë e futur si duhet në pajisje. Nëse po krijoni kopje
rezervë të përmbajtjes në një llogari në linjë, sigurohuni që keni hyrë në llogarinë
tuaj të Google™.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Kopjet rezervë dhe ricilësimi.
4
Nën
Kopja rezervë dhe rikthimi i Xperia™, trokitni lehtë mbi Të tjera
5
Trokitni lehtë mbi
Kopja rezervë manuale, pastaj përzgjidhni një destinacion të
kopjes rezervë dhe llojet e të dhënave që dëshironi t'u bëni kopje rezervë.
6
Trokitni lehtë
Krijimi i kopjeve rezervë.
7
Pasi të bëhet kopja rezervë e të dhënave, trokitni lehtë mbi
Përfundo.
Për të modifikuar një skedar të kopjes rezervë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Kopjet rezervë dhe ricilësimi.
3
Nën
Kopja rezervë dhe rikthimi i Xperia™, trokitni lehtë mbi Të tjera
4
Trokitni lehtë mbi
Modifiko skedarin rezervë, pastaj përzgjidhni një burim të kopjes
rezervë dhe llojet e të dhënave që dëshironi të fshini.
5
Trokitni lehtë
Fshi të dhënat.
6
Trokitni lehtë mbi
OK për të konfirmuar.
7
Pasi të jenë fshirë të dhënat, trokitni lehtë mbi
Përfundo.
43
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të rikthyer përmbajtjen për të cilën është bërë kopje rezervë
1
Nëse po riktheni përmbajtjen nga një pajisje me hapësirë ruajtëse USB, sigurohuni
që pajisja me hapësirë ruajtëse të jetë e lidhur me pajisjen tuaj me anën e kabllos
së pritësit USB. Nëse po riktheni përmbajtjen nga një kartë SD, sigurohuni që
karta SD të jetë e futur si duhet në pajisjen tuaj. Nëse po e riktheni përmbajtjen
nga një llogari në linjë, sigurohuni që keni hyrë në llogarinë tuaj të Google™.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Kopjet rezervë dhe ricilësimi.
4
Nën
Kopja rezervë dhe rikthimi i Xperia™, trokitni lehtë Rikthe të dhënat, pastaj
përzgjidhni një burim të rikthimit dhe llojet e të dhënave që dëshironi të riktheni.
5
Trokitni lehtë
Rikthe të dhënat.
6
Pasi përmbajtja të jetë rikthyer, trokitni lehtë mbi
Përfundo.
Kini parasysh se çdo ndryshim që u bëni të dhënave dhe cilësimeve tuaja pasi të krijoni një
kopje rezervë, duke përfshirë të gjitha aplikacionet që shkarkoni, fshihet gjatë një procedure
rikthimi.
Bërja e kopjeve rezervë të të dhënave me aplikacionin Kopja rezervë
dhe rikthimi e Google
Me anë të aplikacionit Kopja rezervë dhe rikthimi i Google, mund të krijoni kopje rezervë
në një server të Google. Mund të aktivizoni po ashtu funksionin e rikthimit automatik për
të rikthyer të dhënat dhe cilësimet e një aplikacioni kur e instaloni përsëri një aplikacion.
Me këtë aplikacion mund të bëni kopje rezervë për llojet e mëposhtme të të dhënave:
•
Aplikacionet
•
Faqeshënuesit
•
Rrjetet Wi-Fi
•
Cilësimet e tjera
Për të bërë kopje rezervë të të dhënave në një llogari në Internet
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Kopjet rezervë dhe ricilësimi.
3
Nën
Kopja rezervë dhe rikthimi i Google™, trokitni lehtë mbi Bëj kopje rezervë të
të dhënave të mia dhe tërhiqni rrëshqitësin nga e djathta.
Për të aktivizuar rikthimin automatik kur riinstaloni një aplikacion
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Kopjet rezervë dhe ricilësimi.
3
Nën
Kopja rezervë dhe rikthimi i Google™, zvarriteni rrëshqitësin pranë Rikthimi
automatik në të djathtë.
44
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.