Hapësira ruajtëse dhe kujtesa
Pajisja juaj ka disa opsione të ndryshme për hapësirën ruajtëse dhe kujtesën.
•
Hapësira ruajtëse e brendshme është rreth
16 GB dhe përdoret për të ruajtur
përmbajtjen e shkarkuar ose të transferuar bashkë me cilësimet dhe të dhënat personale.
Disa shembuj të të dhënave të ruajtura në hapësirën ruajtëse të brendshme janë cilësimet
e alarmit, volumit dhe gjuhës, postat elektronike, faqeshënuesit, ngjarjet e kalendarit,
fotografitë, videot dhe muzika.
•
Mund të përdorni një kartë kujtese të heqshme me një kapacitet të hapësirës ruajtëse
deri në
128 GB për të pasur më shumë hapësirë ruajtëse. Skedarët e mediave dhe disa
aplikacione, bashkë me të dhënat përkatëse, mund të zhvendosen në këtë lloj kujtese
për të liruar hapësirën ruajtëse të brendshme. Disa aplikacione, si për shembull
aplikacioni Kamera, mund të ruajnë të dhëna drejtpërdrejt në një kartë kujtese.
•
Kujtesa dinamike (RAM) është rreth
1.5 GB dhe nuk mund të përdoret si hapësirë
ruajtëse. RAM përdoret për aplikacionet që ekzekutohen dhe për sistemin operativ.
Mund të duhet të blini veçmas një kartë të kujtesës.
Lexoni më shumë rreth përdorimit të kujtesës në pajisjet me Android duke shkarkuar
dokumentacionin për pajisjen tuaj në
www.sonymobile.com/support/
.
Përmirësimi i funksionimit të kujtesës
Kujtesa në pajisjen tuaj është e prirur të mbushet si rezultat i përdorimit të zakonshëm.
Nëse pajisja fillon të ngadalësohet, ose aplikacionet e ndërpresin punën papritur, duhet të
keni parasysh sa më poshtë:
•
Duhet të keni gjithmonë në dispozicion më shumë se
500 MB hapësirë ruajtëse të
brendshme të lirë dhe më shumë se
100 MB RAM të lirë.
•
Mbyllni aplikacionet që po ekzekutohen, të cilët nuk i përdorni.
•
Pastroni kujtesën e fshehtë për të gjitha aplikacionet.
•
Çinstaloni aplikacionet e shkarkuara që nuk përdorni.
•
Zhvendosni aplikacionet në kartën e kujtesës nëse hapësira ruajtëse e brendshme është
plot.
•
Transferoni foto, video dhe muzikë nga kujtesa e brendshme në kartën e kujtesës.
•
Nëse pajisja nuk mund ta lexojë përmbajtjen në kartën e kujtesës, mund të duhet të
formatoni kartën. Kini parasysh që e gjithë përmbajtja në kartë fshihet kur e formatoni
atë.
Nëse po përdorni një pajisje me shumë përdorues, duhet të hyni si pronari, që do të thotë si
përdoruesi parësor, që të jeni në gjendje të kryeni disa veprime si p.sh. transferimin e të
dhënave në kartën e kujtesës dhe formatimin e kartës së kujtesës.
Për të parë gjendjen e kujtesës
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Arkivi.
40
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të parë sasinë e RAM të lirë dhe të përdorur
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Aplikacionet.
Për të hequr përmbajtjen e kujtesës për të gjitha aplikacionet
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Arkivi.
3
Takoni
Hapësira ruajtëse e brendshme > Të dhënat në kujtesën e fshehtë > OK.
Kur hiqni përmbajtjen e kujtesës, nuk humbisni ndonjë informacion të rëndësishëm ose
cilësime.
Për të transferuar skedarët e multimediave në kartën e kujtesës
1
Sigurohuni që keni futur një kartë kujtese në pajisje.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Arkivi > Transfero të dhënat në kartën
SD.
4
Shenjoni llojet e skedarëve që dëshironi të transferoni në kartën e kujtesës.
5
Trokitni lehtë mbi
Transfero.
Për të zhvendosur një aplikacion në kartën e kujtesës
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Aplikacionet.
3
Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të zhvendosni, pastaj trokitni lehtë mbi
Arkivi,
pastaj nën Ruajtjen e përdorur trokitni lehtë mbi
Ndryshoni > Karta SD >
Zhvendos.
Disa aplikacione nuk mund të zhvendosen tek karta e kujtesës.
Për të ndaluar aplikacionet dhe shërbimet nga përdorimi
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Aplikacionet.
3
Përzgjidhni një aplikacion ose shërbim, pastaj trokitni lehtë mbi
NDALIMI I
DETYRUAR > OK.
Për të formatuar kartën e kujtesës
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Arkivi.
3
Trokitni lehtë
Karta SD, më pas trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te
Cilësimet > Formato > Spastroni dhe formatoni.
E gjithë përmbajtja në kartën e kujtesës fshihet kur e formatoni atë. Sigurohuni se keni bërë
kopje rezervë të të gjitha të dhënave që dëshironi të ruani, para formatimit të kartës së
kujtesës. Për të bërë kopje rezervë të përmbajtjes, mund ta kopjoni në kompjuter. Për më
shumë informacione, shikoni
Menaxhimi i skedarëve me anë të një kompjuteri
në faqen 39.