Mirëmbajtja me anë të një kompjuteri
Xperia™ Companion
Xperia™ Companion është një shërbim softueri që ofron një koleksion veglash dhe
aplikacionesh që mund t'i përdorni kur lidhni pajisjen tuaj me një kompjuter. Me Xperia™
Companion, mund të kryeni këto veprime:
•
Përditësoni ose riparoni softuerin e pajisjes tuaj.
•
Transferoni përmbajtje nga pajisja juaj e vjetër duke përdorur Xperia™ Transfer.
•
Bëni kopje rezervë dhe riktheni përmbajtjen në kompjuterin tuaj.
•
Sinkronizoni përmbajtjen multimediale - fotografitë, videot, muzikën dhe listat e dëgjimit -
ndërmjet pajisjes tuaj dhe kompjuterit.
•
Shfletoni skedarët në pajisjen tuaj.
Për të përdorur Xperia™ Companion, ju nevojitet një kompjuter i lidhur me internetin, që
ekzekuton një nga sistemet operative në vijim:
•
Microsoft
®
Windows
®
7 ose i mëvonshëm
•
Mac OS
®
X 10.11 ose i mëvonshëm
Mësoni më shumë dhe shkarkoni Xperia™ Companion për Windows në
http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion/ ose Xperia™ Companion për
Mac në http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion-mac/.
Menaxhimi i skedarëve me anë të një kompjuteri
Përdorni një lidhje me kabllo USB ndërmjet një kompjuteri me Windows
®
dhe pajisjes
tuaj për të transferuar dhe menaxhuar skedarët tuaj.
Pasi të lidhen dy pajisjet, mund të zgjidhni nëse dëshironi të ngarkoni pajisjen, të
transferoni skedarët, ta përdorni atë si burim energjie ose ta përdorni për hyrjen MIDI.
Kompjuteri juaj do ta zbulojë pajisjen kur të përzgjidhni regjimin e lidhjes
Transferoni
skedarët (MTP). Regjimi i paracaktuar i lidhjes është cilësuar te Vetëm për ngarkimin.
Me Xperia™ Companion mund të keni qasje te sistemi i skedarëve i pajisjes tuaj. Nëse
nuk e keni të instaluar Xperia™ Companion, ju kërkohet ta instaloni atë kur lidhni pajisjen
me kompjuterin tuaj.
Përdorni gjithmonë një kabllo USB të projektuar për modelin tuaj specifik Xperia™ dhe
sigurohuni që të jetë plotësisht e thatë.
39
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Regjimet e lidhjes USB
Ka dy regjime të lidhjes USB të disponueshme për t'u përdorur nga ju:
Regjimi i transferimit të
multimediave (MTP)
Përdorni protokollin MTP për menaxhimin e skedarëve, për përditësimin e
softuerit të pajisjes dhe për lidhjen nëpërmjet Wi-Fi. Ky regjim i USB-së përdoret
me kompjuterët me Microsoft
®
Windows
®
. Protokolli MTP aktivizohet në mënyrë
të paracaktuar.
Regjimi i arkivimit masiv
(MSC)
Përdorni protokollin MSC për menaxhimin e skedarëve me kompjuterët me MAC
OS
®
dhe Linux që nuk e kanë mbështetjen për protokollin MTP.
Për të ndryshuar regjimin e lidhjes USB
1
Vendosni një lidhës USB te pajisja juaj.
2
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë
Vetëm për ngarkimin.
3
Trokitni lehtë
Transferoni skedarët (MTP) ose MIDI sipas dëshirës.