Sony Xperia Z2 - Ngarkimi i pajisjes tuaj

background image

Ngarkimi i pajisjes tuaj

Përdorni gjithmonë një ngarkues origjinal Sony dhe një kabllo USB të projektuar për modelin

tuaj specifik Xperia™. Ngarkuesit dhe kabllot e tjera mund të rritin kohën e ngarkimit, mos të

mos ngarkojnë aspak ose mund edhe ta dëmtojnë pajisjen tuaj. Sigurohuni që të gjitha portat

USB dhe lidhësit të jenë plotësisht të thatë para se të futni kabllon USB.

Një ngarkues në prizën e murit do ta ngarkojë pajisjen tuaj më shpejt se sa ngarkimi

nëpërmjet kompjuterit. Mund ta përdorni përsëri pajisjen gjatë ngarkimit.
Nëse bateria bie plotësisht, mund të duhen deri në 30 minuta që pajisja t'i përgjigjet

ngarkimit. Gjatë kësaj kohe, ekrani mund të qëndrojë plotësisht i errët, duke mos e

shfaqur ikonën e ngarkimit. Kini parasysh po ashtu se mund të duhen deri në 4 orë që të

ngarkohet plotësisht një bateri e shkarkuar plotësisht.

Pajisja juaj ka një bateri të integruar të ringarkueshme që mund të zëvendësohet vetëm nga një

qendër riparimi e autorizuar nga Sony. Nuk duhet të përpiqeni asnjëherë që ta hapni ose ta

zbërtheni vetë pajisjen. Ky veprim mund të shkaktojë dëmtime dhe të shkelë garancinë tuaj.

Për të ngarkuar pajisjen tuaj

1

Futni ngarkuesin në një prizë elektrike.

2

Futni njërin skaj të kabllos USB te ngarkuesi (ose në portën USB të një kompjuteri).

3

Futeni skajin tjetër të kabllos në portën micro USB në pajisjen tuaj, me simbolin

USB të drejtuar lart. Drita e njoftimit ndriçon kur fillon ngarkimi.

4

Kur pajisja të ngarkohet plotësisht, shkëputeni kabllon nga pajisja juaj duke e

tërhequr drejt jashtë. Sigurohuni që lidhësi të mos përkulet.

Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë disa minuta deri sa të ndriçojë drita

e njoftimit dhe të shfaqet ikona e ngarkimit .

Gjendja e dritës së njoftimit të baterisë

Jeshile

Bateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i lartë se 90%

E kuqe

Bateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i ulët se 15%

Portokalli

Bateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i ulët se 90%

35

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.