Sony Xperia Z2 - Ndarja e përmbajtjes me pajisjet DLNA Certified™‎

background image

Ndarja e përmbajtjes me pajisjet DLNA Certified™

Mund të shihni ose të riprodhoni përmbajtjen e mediave të ruajtur në pajisjen tuaj në

pajisje të tjera, si p.sh. një televizor ose një kompjuter. Këto pajisje duhet të jenë në të

njëjtin rrjet pa tel dhe mund të jenë televizorë ose altoparlantë Sony, ose produkte të

certifikuara DLNA Certified™ nga Digital Living Network Alliance. Gjithashtu mund të

shihni ose të riprodhoni përmbajtjen nga pajisjet e tjera DLNA Certified™ në pajisjen tuaj.
Pasi të konfiguroni bashkëndarjen e medias ndërmjet pajisjeve, mund të dëgjoni, për

shembull, skedarë muzikorë të ruajtur në kompjuterin e shtëpisë tuaj nga pajisja juaj ose

të shihni foto të nxjerra me kamerën e pajisjes tuaj në një ekran televiziv të madh.

Riprodhimi i skedarëve nga pajisje DLNA Certified™ në pajisjen tuaj

Kur riprodhoni skedarët tuaj nga një pajisje DLNA Certified™ në pajisjen tuaj, kjo pajisje

tjetër shërben si një servër. Me fjalë të tjera, ajo ndan përmbajtjen përmes një rrjeti. Pajisja

e servërit duhet të ketë të aktivizuar funksionin e saj të ndarjes së përmbajtjes dhe t'i japë

lejen e përdorimit pajisjes tuaj. Gjithashtu duhet të jetë e lidhur me të njëjtin rrjet Wi-Fi si

pajisja juaj.

Për të riprodhuar një pjesë muzikore të bashkëndarë në pajisjen tuaj

1

Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura

në të njëjtin rrjet Wi-Fi me pajisjen tuaj.

2

Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .

3

Tërhiqni anën e majtë të ekranit bazë të Muzikës në të djathtë, pastaj trokitni lehtë

Rrjeti i shtëpisë.

4

Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.

5

Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni pjesën muzikore që dëshironi të

riprodhoni. Pasi zgjidhjet, pjesa muzikore fillon të riprodhohet automatikisht.

Për të riprodhuar një video të bashkëndarë në pajisjen tuaj

1

Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura

në të njëjtin rrjet Wi-Fi me pajisjen tuaj.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Videoja.

3

Zvarritni anën e majtë të ekranit bazë të Videove në të djathtë, pastaj trokitni lehtë

Rrjeti i shtëpisë.

4

Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.

5

Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni videon që dëshironi të

riprodhoni.

125

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të parë një foto të ndarë në pajisjen tuaj

1

Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura

në të njëjtin rrjet Wi-Fi me pajisjen tuaj.

2

Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë

mbi

Albumi.

3

Zvarrisni buzën e majtë të ekranit fillestar të Albumit djathtas dhe trokitni lehtë mbi

Rrjeti i shtëpisë.

4

Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.

5

Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni një foto për t'a parë atë.

Riprodhimi i skedarëve nga pajisja juaj në pajisjet DLNA Certified™

Përpara sesa të shihni ose të riprodhoni skedarët e mediave nga pajisja juaj në pajisje të

tjera DLNA Certified™, duhet të konfiguroni ndarjen e skedarëve në pajisjen tuaj. Pajisjet

me të cilat ndani përmbajtje quhen pajisje të klientit. Për shembull, një televizor,

kompjuter ose kompjuter portativ mund të shërbejë si një pajisje e klientit. Pajisja juaj

funksionon si një servër i mediave kur e bën përmbajtjen të disponueshme për pajisjet e

klientit. Kur konfiguroni ndarjen e skedarëve në pajisjen tuaj, gjithashtu duhet t'u jepni

lejen e përdorimit pajisjeve të klientit. Pasi e bëni këtë, pajisje të tilla shfaqen si pajisje të

rregjistruara. Pajisjes që janë duke pritur për lejen e përdorimit renditen si pajisje në pritje.

Për të konfiguruar bashkëndarjen e skedarëve me pajisjet e tjera DLNA Certified™

1

Lidhni pajisjen tuaj me një rrjet Wi-Fi.

2

Nga Ekrani bazë, trokisni lehtë , më pas gjeni dhe trokisni lehtë te

Cilësimet >

Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Për të aktivizuar funksionin

Bashkëndaj multimedian, zvarritni rrëshqitësin.

shfaqet në shiritin e gjendjes. Pajisja juaj tani mund të punojë si një server

multimediash.

4

Lidhni kompjuterin tuaj ose pajisje të tjera me të njëjtin rrjet Wi-Fi me pajisjen tuaj.

5

Një njoftim shfaqet në shiritin e gjendjes të pajisjes tuaj. Hapni njoftimin dhe

cilësoni lejet e përdorimit për secilën pajisje.

Udhëzimet për cilësimin e ndarjes së skedarit duke përdorur DLNA™ ndryshojnë në varësi të

pajisjes së klientit. Referojuni udhëzuesit të përdorimit të pajisjes klient për më shumë

informacione. Nëse pajisja nuk mund të lidhet me një klient në rrjet, kontrolloni nëse rrjeti juaj

Wi-Fi është duke punuar.

Gjithashtu mund të përdorni menynë

Serveri i multimediave nga aplikacione të caktuara si

Muzika, Albumi ose Video duke tërhequr skajin e majtë të ekranit bazë të aplikacionit në të

djathtë dhe më pas duke trokitur lehtë

Cilësimet > Serveri i multimediave.

Për të ndalur bashkëndarjen e skedarëve me pajisjet e tjera DLNA Certified™

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë

Bashkëndaj multimedian në të majtë.

Për të cilësuar lejet e qasjes për një pajisje në pritje

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Përzgjidhni një pajisje nga lista

Pajisjet në pritje.

4

Përzgjidhni një nivel të lejes së qasjes.

Për të ndryshuar emrin e një pajisjeje të regjistruar

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Përzgjidhni një pajisje nga lista

Pajisjet e regjistruara dhe më pas përzgjidhni

Ndrysho emrin.

4

Futni një emër të ri për pajisjen dhe më pas trokitni lehtë te

OK.

126

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të ndryshuar nivelin e qasjes të një pajisjeje të regjistruar

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Përzgjidhni një pajisje nga lista

Pajisjet e regjistruara.

4

Trokitni lehtë mbi

Ndrysho nivelin e qasjes dhe përzgjidhni një opsion.

Për të marrë ndihmë me bashkëndarjen e përmbajtjes me pajisje të tjera DLNA

Certified™

1

Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Ndihma.

Riprodhimi i skedarëve në një pajisje të Shfaqjes së Mediave Dixhitale

Duke përdorur teknologjinë DLNA™, mund të shtyni përmbajtjen e mediave të ruajtur në

pajisjen tuaj në një pajisje tjetër të lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi. Pajisja tjetër duhet të jetë

në gjendje të funksionojë si një pajisje e Shfaqjes së Mediave Dixhitale (DMR) dhe të

shfaqë ose të riprodhojë përmbajtjen e marë nga pajisja juaj. Një televizor me tiparet

DLNA ose një kompjuter që përdor Windows® 7 ose më të ri janë shembuj të pajisjeve

DMR.

Cilësimet për aktivizimin e Shfaqjes së Mediave Dixhitale mund të ndryshojë në varësi të

pajisjes. Për më shumë informacion, referojuni manualit të përdoruesit të pajisjes DMR.

Përmbajta e ruajtur me Administrimin e të Drejtave Dixhitale (DRM) nuk mund të riprodhohet në

një pajisje të Shfaqjes së Mediave Dixhitale duke përdorur teknologjinë DLNA™.

Për të parë fotografitë ose videot nga pajisja juaj në një pajisje DMR

1

Sigurohuni që e keni konfiguruar si duhet pajisjen DMR dhe se ajo është lidhur në

të njëjtin rrjet Wi-Fi me pajisjen tuaj.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë

Albumi.

4

Shfletoni dhe hapni fotografitë ose videot që dëshironi të shikoni.

5

Trokitni lehtë tek ekrani për të shfaqur shiritin e veglave, më pas trokitni lehtë , më

pas trokitni lehtë

Throw dhe përzgjidhni një pajisje DMR me të cilën dëshironi të

bashkëndani përmbajtjen tuaj. Përmbajtja e përzgjedhur fillon të riprodhohet në

rend kronologjik në pajisjen që përzgjidhni.

6

Për t'u shkëputur nga pajisja DMR, trokitni lehtë dhe përzgjidhni

Shkëputu.

Skedari e ndalon riprodhimin në pajisjen DMR, por vazhdon të riprodhohet në

pajisjen tuaj.

Mund të bashkëndani po ashtu një video nga aplikacioni Videot në pajisjen tuaj duke trokitur

lehtë te videoja, më pas duke trokitur lehtë dhe më pas duke trokitur lehtë

Throw.

Për të riprodhuar një pjesë muzikore nga pajisja juaj në një pajisje DMR

1

Sigurohuni që e keni konfiguruar si duhet pajisjen DMR dhe se ajo është lidhur në

të njëjtin rrjet Wi-Fi me pajisjen tuaj.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë te .

3

Përzgjidhni një kategori muzikore dhe shfletoni për te pjesa muzikore që dëshironi

të bashkëndani, më pas trokitni lehtë te pjesa muzikore.

4

Trokitni lehtë , më pas trokitni lehtë

Throw dhe përzgjidhni një pajisje DMR me të

cilën do të bashkëndani përmbajtjen. Pjesa muzikore riprodhohet automatikisht në

pajisjen që përzgjidhni.

5

Për t'u shkëputur nga pajisja DMR, trokitni lehtë dhe përzgjidhni pajisjen tuaj.

Pjesa muzikore e ndalon riprodhimin në pajisjen DMR, por vazhdon të riprodhohet

në pajisjen tuaj.