Ekzekutimi i testeve diagnostikuese në pajisjen tuaj
Aplikacioni Xperia™ Diagnostics mund të testojë një funksion të veçantë ose të
ekzekutojë një test diagnostikues të plotë për të kontrolluar nëse pajisja juaj Xperia™ po
funksionon siç duhet.
Xperia™ Diagnostics mund:
•
Të qaset në probleme të mundshme të harduerit ose softuerit në pajisjen tuaj Xperia™.
•
Të analizojë se sa mirë funksionojnë aplikacionet në pajisjen tuaj.
•
Të regjistrojë numrin e telefonatave të ndërprera gjatë 10 ditëve të mëparshme.
•
Të identifikojë softuerin e instaluar dhe të ofrojë hollësi të dobishme rreth pajisjes tuaj.
Aplikacioni Xperia™ Diagnostics është i parainstaluar në shumicën e pajisjeve Android™ nga
Sony. Nëse opsioni Diagnostikimi nuk është i disponueshëm nën
Cilësimet > Informacion mbi
telefonin, mund të shkarkoni një version të thjeshtë nga Google Play™.
Për të ekzekutuar një test diagnostikues të veçantë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Diagnostikimi
>
Testi .
3
Përzgjidhni një test nga lista.
4
Ndiqni udhëzimet dhe trokitni lehtë mbi
Po ose Jo për të konfirmuar nëse tipari
funksionon.
145
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të ekzekutuar të gjitha testet diagnostikuese
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Diagnostikimi
>
Testi > Ekzekutoni të gjitha.
3
Ndiqni udhëzimet dhe trokitni lehtë mbi
Po ose Jo për të konfirmuar nëse tipari
funksionon.
Për të parë hollësitë rreth pajisjes tuaj
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Diagnostikimi
>
Faktet.