Sony Xperia Z2 - Tastiera në ekran

background image

Tastiera në ekran

Mund të futni tekst me tastierën në ekran QWERTY, duke trokitur lehtë mbi secilën

shkronjë veçan, ose mund të përdorni tiparin e futjes me gjeste dhe të rrëshqisni gishtin

tuaj nga shkronja në shkronjë për të formuar fjalët. Nëse preferoni të përdorni një version

më të vogël të tastierës në ekran dhe të futni tekstin duke përdorur vetëm një dorë, më

mirë aktivizoni tastierën për përdorimin me një dorë.
Mund të përzgjidhni deri në tri gjuhë për futjen e tekstit. Tipari inteligjent i zbulimit të

gjuhës zbulon gjuhën që po përdorni dhe parashikon fjalët për atë gjuhë kur shkruani.

Disa aplikacione e hapin automatikisht tastierën në ekran, për shembull, aplikacionet e

postës elektronike dhe mesazhimit me tekst.

1 Fshini një karakter para kursorit.

2 Futni një shenjë kthimi ose konfirmoni futjen e tekstit.

3 Futni një hapësirë.

4 Personalizoni tastierën tuaj. Ky tast zhduket pas personalizimit të tastierës.

5 Shfaqni numrat dhe simbolet. Për edhe më shumë simbole, trokitni lehtë mbi .

6 Kaloni midis shkronjave të vogla , shkronjave të mëdha dhe shkronjave kapitale . Për disa gjuhë,

ky tast përdoret për qasjen në karakteret shtesë të gjuhës.

Për të shfaqur tastierën në ekran për të futur tekst

Trokitni lehtë mbi një fushë për futjen e tekstit.

Për të përdorur tastierën në ekran në orientimin si peizazh

Kur të shfaqet tastiera në ekran, kthejeni pajisjen anash.

Për të aktivizuar orientimin si peizazh, mund t'ju duhet të rregulloni cilësimet në disa

aplikacione.

Për të futur tekst karakter pas karakteri

1

Për të futur një karakter të dukshëm në tastierë, trokitni lehtë mbi karakterin.

2

Për të futur një variant karakteri, prekni dhe mbani një karakter të zakonshëm të

tastierës për të nxjerrë një listë opsionesh të disponueshme dhe pastaj përzgjidhni

nga lista. Për shembull, për të futur "é", prekni dhe mbani "e" derisa të shfaqen

opsionet e tjera, pastaj, ndërsa mbani gishtin të shtypur në tastierë, zvarriteni dhe

përzgjidhni "é".

Për të futur një pikë

Pasi të futni një fjalë, trokitni lehtë dy herë mbi tastin e hapësirës.

66

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të futur tekst duke përdorur funksionin e futjes me gjeste

1

Kur shfaqet tastiera në ekran, rrëshqisni gishtin nga shkronja në shkronjë për të

formuar fjalën që dëshironi të shkruani.

2

Pasi të përfundoni futjen e një fjale, ngrini gishtin. Një sugjerim i fjalës shfaqet duke

u bazuar në shkronjat që keni shkruar.

3

Nëse fjala që dëshironi nuk shfaqet, trokisni për të parë opsionet e tjera dhe

përzgjidhni si duhet. Nëse opsioni i dëshiruar nuk shfaqet, fshijeni të gjithë fjalën

dhe futeni atë përsëri ose futeni fjalën duke trokitur secilën gërmë individualisht.

Për të ndryshuar cilësimet e Futjes së gjestit

1

Kur të shfaqet tastiera në ekran, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi

Cilësimet e tastierës.

3

Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e Futjes së gjestit, zvarriteni rrëshqitësin

pranë

Futja me gjeste te pozicioni aktiv ose joaktiv.

Për të përdorur tastierën për përdorimin me një dorë

1

Hapni tastierën në ekran në regjimin portret dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Tastiera për një dorë.

3

Për të zhvendosur tastierën për përdorimin me një dorë në anën e majtë ose të

djathtë të ekranit, trokitni lehtë sipas nevojës mbi ose .

Për t'u kthyer në përdorimin e tastierës së plotë në ekran, trokitni lehtë mbi .