Sony Xperia Z2 - Bërja e telefonatave

background image

Bërja e telefonatave

Mund të bëni një telefonatë duke formuar me dorë një numër telefoni, duke trokitur lehtë

mbi një numër të ruajtur në listën e kontakteve ose duke trokitur lehtë mbi numrin e

telefonit në pamjen e regjistrit të telefonatave. Mund të përdorni funksionin e telefonimit

inteligjent për të gjetur me shpejtësi numrat nga lista e kontakteve dhe regjsitri i

telefonatave duke futur një pjesë të numrit të kontaktit ose të emrit dhe duke zgjedhur

nga sugjerimet që shfaqen. Për të bërë një videotelefonatë, mund të përdorni aplikacionin

Hangouts™ të bisedës me video dhe mesazhimit të çastit në pajisjen tuaj. Shikoni

Mesazhimi i çastit dhe biseda me video

në faqen 88.

1

Shihni më shumë opsione

2

Fshini numrin

3

Tastiera e telefonimit

4

Butoni i telefonatës

Për të hapur tastierën e telefonimit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi .

3

Nëse tastiera e telefonimit nuk shfaqet, trokitni lehtë .

Për të telefonuar një numër telefonik

1

Hapni tastierën e telefonimit.

2

Futni numrin e telefonit dhe më pas trokitni lehtë .

Për të fshirë një numër të futur gabimisht, trokitni lehtë

.

Për të bërë një telefonatë duke përdorur funksionin e telefonimit të zgjuar

1

Hapni tastierën e telefonimit.

2

Futni shkronjat ose numrat që korrespondojnë me kontaktin që dëshironi të

telefononi. Ndërsa futni secilën shkronjë ose numër, shfaqet një listë e përkimeve

të mundshme.

3

Trokitni lehtë te kontakti që dëshironi të telefononi.

Për të bërë një telefonatë ndërkombëtare

1

Hapni tastierën e telefonimit.

2

Prekni dhe mbani 0 derisa të shfaqet shenja “+”.

3

Futni prefiksin e shtetit, prefiksin e zonës (pa zerot e para) dhe numrin e telefonit,

pastaj trokitni lehtë mbi .

71

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të shtuar një numër të telefonimit të drejtpërdrejtë në ekranin bazë

1

Prekni dhe mbani një zonë bosh te Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja dhe të

shfaqet menyja e përshtatjes.

2

Në menynë e përshtatjes, trokitni lehtë

Widget-et > Shkurtoret.

3

Lëvizni nëpër listën e aplikacioneve dhe përzgjidhni

Telefonimi i drejtpërdrejtë.

4

Zgjidhni kontaktin dhe numrin që dëshironi të përdorni si numrin për telefonim të

drejtpërdrejtë.

Afishimi ose fshehja e numrit tuaj të telefonit

Ju mund të përzgjidhni që të afishoni ose të fshihni numrin tuaj të telefonit në pajisjet e

marrësve të telefonatave kur i telefononi atyre.

Për të afishuar ose fshehur numrin tuaj të telefonit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Telefonata > Cilësimet shtesë >

Identifikimi i telefonatës.